Lajme

Ambasada gjermane në Prishtinë: Rezultati i vështirë i zgjedhjeve në Gjermani i detyroi partitë të bëjnë koalicion

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 30 Prill 2025

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Në një njoftim për media, zëdhënësi i Ambasadës gjermane, Christian Boetcher, ka komentuar situatën në Kosovë duke e krahasuar me procesin zgjedhor dhe paszgjedhor në Gjermani. Ai tha se, ndonëse edhe në Gjermani zgjedhjet kishin prodhuar një rezultat të ndërlikuar, partitë politike atje kanë vepruar me shpejtësi për të garantuar stabilitetin institucional.

“Gjermania mbajti zgjedhjet parlamentare dy javë pas Kosovës dhe përballoi një rezultat sfidues, por kjo i detyroi partitë të ulen bashkë dhe të krijojnë një koalicion funksional. Bisedimet për koalicion filluan menjëherë, pa pritur verifikimin e rezultateve, dhe të gjitha palët u pajtuan mbi traktatin e koalicionit, duke mundësuar betimin e qeverisë së re brenda pak javësh,” thuhet në deklaratën e Boetcher.

-Advertisement-

Ambasada gjermane bëri thirrje për përgjegjësi dhe bashkëpunim politik në Kosovë, duke theksuar se interesat shtetërore duhet të qëndrojnë mbi kalkulimet partiake. Në një kontekst global të pasigurt, theksohet se vonesat në funksionalizimin e institucioneve minojnë besimin publik dhe frenojnë proceset e nevojshme për zhvillim dhe integrim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy