Vr* asja e rreshterit Lika, BIK: Akt tronditës e i dënueshëm, është detyrë e gjithë neve që t’i demaskojmë këta njerëz
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 25 April 2025
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ashpër ndaj vrasjes së eprorit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, duke e quajtur këtë akt një goditje të rëndë ndaj rendit publik dhe moralit shoqëror, shkruan Gazeta Infokus.
Në ligjëratat e sotme të xhumasë, imamët iu kushtuan një pjesë të veçantë këtij rasti tragjik, me rekomandim të myftiut Naim Tërnava.
“Ky akt i rëndë është tronditës dhe thellësisht i dënueshëm. Ai prek sigurinë e qytetarëve dhe cenon themelet morale mbi të cilat ndërtohet shoqëria jonë,” thuhet në reagimin e BIK-ut.
BIK ka kërkuar zbardhje të menjëhershme të ngjarjes dhe drejtësi për të ndjerin, duke apeluar që autorët të dalin përpara ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.
“Vrasja e Muhamed Likës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe oficer i përkushtuar i Policisë së Kosovës, është një plagë e rëndë për shtetin dhe shoqërinë tonë. Kjo vrasje ka tronditur jo vetëm institucionet e rendit, por edhe ndërgjegjen tonë kolektive,” theksohet më tej.
BIK u bën thirrje institucioneve që të forcojnë mekanizmat e sigurisë dhe të parandalojnë ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































