Lajme

Agim Bahtiri ia çoi biberonin me qumësht për fëmijë Paris Gurit të LDK-së, pasi largohet ai ia kthen “e harrove këtu”

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 25 Prill 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një veprim të pazakontë në fillim të seancës së Kuvendit, duke i dhuruar një biberon qumështi për fëmijë deputetit të LDK-së, Paris Guri.

Ky gjest erdhi pas një deklarate të mëhershme të Gurit, i cili kishte thënë se do ta votonte për kryetar të Kuvendit vetëm Agim Bahtirin nga radhët e Vetëvendosjes.

Në një moment të kapur nga kamerat e Reporteri.net, Bahtiri i afrohet Gurit, i jep shishen e qumështit, ia shtrëngon dorën dhe kthehet në vendin e tij. Pas kësaj, Guri i drejtohet me humor: “E harrove këtu.”

-Advertisement-

Ky shkëmbim ka tërhequr vëmendje në sallën e Kuvendit, duke sjellë një moment jo të zakonshëm gjatë një situate të tensionuar politike.

Çfarë po ndodhë? Në ulësen e Paris Gurit në Kuvend shihet një biberon me qumësht për bebe

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy