Lajme

‘‘Ditë të mbarë’’, Nagavci i ikë pyetjes se ku i kanë 61 vota: Është tashmë vonë për konstituimin e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 25 April 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur para mediave përpara seancës së gjashtë radhazi për konstituimin e Kuvendit, duke u bërë thirrje partive të tjera që të mbështesin kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo theksoi se procesi tashmë është vonuar dhe se është në dorën e partive opozitare që të ndihmojnë në zhbllokimin e tij.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim që kandidatja jonë është e denjë për këtë pozitë. Çdo parti ka të drejtë të propozojë kandidatë për kryetar grupi parlamentar apo për nënkryetarë të Kuvendit, dhe kjo është çështje e diskrecionit të tyre. Secila parti vendos mbi bazën e besimit se cili është kandidati që mund ta kryejë më mirë detyrën. Megjithatë, tashmë konstituimi i Kuvendit është zvarritur dhe ftojmë të gjitha partitë që të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate,” u shpreh Nagavci.

-Advertisement-

E pyetur nga gazetarët nëse Vetëvendosje i ka 61 vota të sigurta për ta kaluar kandidaten e saj, Nagavci nuk dha përgjigje, duke mbyllur shkurt deklaratën:
“Faleminderit shumë, ditë të mbarë.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy