Muharremi: Koha nuk po punon për LVV-në – sot u panë fytyrat e vërteta të Konjufcës, Muratit dhe Kusarit
Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 21 April 2025
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke kritikuar ashpër sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Ai tha se kjo parti me shumicë parlamentare po refuzon të tërhiqet nga kandidatura e propozuar, Albulena Haxhiu, duke bllokuar kështu procesin e formimit të institucioneve.
Sipas Muharremit, situata aktuale tregon qartë se koha nuk është më në favor të LVV-së. Ai theksoi se sot dolën në pah tri fytyrat e vërteta të kësaj partie:
Glauk Konjufca: “Duhet dialog politik”
Hekuran Murati: “Opozita po bllokon”
Mimoza Kusari: “Shkojmë në zgjedhje”
“Ky është momenti kur LVV nuk po pranon realitetin e ri politik të krijuar pas 9 shkurtit. Albin Kurti kërkoi 500 mijë vota me qasjen ‘o krejt, o asgjë’, por me gjasë fitoi ‘asgjë’, sipas strategjisë së tij,” u shpreh Muharremi.
Ai shton se Vetëvendosje nuk po arrin të adaptohet me realitetin e ri ku nuk i ka votat për të krijuar një shumicë parlamentare. Për këtë arsye, po përdor taktika të zvarritjes, duke bllokuar formimin e institucioneve dhe qeverisë.
“Problemi kryesor i LVV-së është që koha nuk po punon më për ta. Bashkëpunimi me partitë e tjera nënkupton kompromis – ndoshta edhe për pozitën e kryeministrit. Ndërsa zgjedhjet e reja mund të jenë edhe më të pafavorshme për këtë subjekt, që tashmë është në trend të rënies. Nëse ndodh një krizë e tretë energjetike dhe krijohet një valë e re inflacioni, mbështetja për LVV-në mund të bjerë deri në 30%,” paralajmëroi ai.
Sipas Muharremit, sa më shumë kohë kalon, LVV humb gjithnjë e më shumë.
“Kjo bllokadë nuk po dëmton vetëm një parti, por po e vë në rrezik të madh funksionimin e shtetit dhe stabilitetin e Kosovës në një moment vendimtar,” përfundon reagimin e tij Shenoll Muharremi./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



























