Lajme

“Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Speciales, Çitaku: Fyerje e poshtërim, duhet reagim institucional

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 10 Prill 2025

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj përdorimit të termit “Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një veprim të qëllimshëm dhe të motivuar politikisht, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Çitakut, përdorimi i këtij termi nuk është as lapsus e as gabim i rastësishëm, por një akt i papranueshëm që përbën fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sfidë për sovranitetin e shtetit.

“Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim të institucioneve dhe shtetit tonë,” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Çitaku e ka quajtur këtë veprim një “poshtërim” dhe “testim të dinjitetit të Kosovës si shtet dhe shoqëri”, duke i bërë thirrje të gjitha institucioneve që të reagojnë urgjentisht dhe me seriozitet.

“Heshtja sot është aprovim nesër. Dhe nëse heshtim tani, historia nuk do të na falë,” përfundoi ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy