Lajme

Policia gjen plot ar* më e mu* nicion në shtëpinë e një personi në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 10 Prill 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer në një shtëpi në komunën e Kamenicës janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion, për të cilat dyshohet se posedoheshin në mënyrë të paautorizuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kontrolli është realizuar me leje të lëshuar nga Gjykata Themelore, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë sekuestruar disa prova materiale.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar:

-Advertisement-

Një pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE

Një pushkë ajrore e llojit RETAY 70S

51 fishekë të kalibrit 7.9 mm

1 fishek i kalibrit 7.62 x 39 mm

Një kuti me 127 fishekë të kalibrit 22LR

Një kuti me diabolla për pushkë ajrore

2 karikatorë për pushkë të gjatë

1 fotrollë pistolete

2 doreza pistolete

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti është proceduar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore, në procedurë të rregullt.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy