Lajme

Haxhiu: Nuk do të ketë drejtësi pa zbardhjen e fatit të dëshmorëve dhe viktimave të zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 Prill 2025

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të pllakatës përkujtimore në fshatin Rashiq të Pejës, në nderim të 18 dëshmorëve dhe martirëve të zhdukur me dhunë më 7 prill 1999. Mes tyre ishin 13 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 5 civilë, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe pas 26 vjetësh, fati i tyre mbetet ende i panjohur, por kujtimi për ta vazhdon të jetojë në ndërgjegjen kolektive.

Gjatë fjalës së saj, Haxhiu theksoi se trajtimi i çështjes së personave të zhdukur është obligim shtetëror dhe ndërkombëtar, dhe premtoi angazhim të pandërprerë për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

-Advertisement-

“Nuk do të ketë drejtësi pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Lavdi dëshmorëve, drejtësi për viktimat!”, u shpreh ministrja Haxhiu.

Ajo ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar punën në këtë drejtim, duke e cilësuar çështjen e të zhdukurve si plagën më të madhe të shoqërisë kosovare, që ende kërkon përgjigje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy