Sport

Serbi – Shqipëri pritet të mos luhet në Beograd, opsion është Novi Sadi – pa tifozë shqiptarë?

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 22 March 2025

Ndeshja Serbi – Shqipëri e cila është planifikuar të luhet më 11 tetor të këtij viti, pritet që të mos zhvillohet në Beograd.

Siç raporton ekskluzivisht drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, për momentin opsion është Novi Sadi.

“Tifozët shqiptarë nuk pritet të lejohen në stadium për shkaqe sigurie. Ndërsa në Tiranë nuk do ketë tifozë serbë ngase janë të dënuar”, shkroi Sadiku.

-Advertisement-

Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet më 7 qershor në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy