Rozë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 14 March 2025

Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 tronditi banorët dhe publikun, por duket se loja ka ende surpriza të mëdha.

Në klipin promovues të spektaklit të së shtunës, produksioni ka konfirmuar një kthesë të papritur: Egli Tako do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë? Të shtunën, Big Brother VIP, ora 21:15, me Ledion Liçon vetëm në Top Channel!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.

-Advertisement-

Ky rikthim ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale, me fansat që spekulojnë mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi.

A do të ndryshojë dinamika mes banorëve? Si do ta presin ata kthimin e Egli Takos? Përgjigjet do të zbulohen në spektaklin e së shtunës, i cili pritet të sjellë një tjetër episod plot tension dhe emocione.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy