Lajme

Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” fiton medalje të bronztë në garën në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 10 March 2025

Në kompeticionin e organizuar në Antalia të Turqisë ku morën pjesë 24 shtete, Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” ka fituar medaljen e bronztë.

Në Kupën Europiane për Kadet në Antalia kanë marrë pjesë 448 xhudistë, shkruan Telegrafi.

Nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu, Gashi ka mposhtur xhudistët Abdukadyrova dhe Sakhabadin, ndërsa në luftën për bronz mposhti Abdullayeva nga Azerbajxhani.

-Advertisement-

“Blerina dhe klubi i xhudos “Trepça” e kanë bërë krenar jo vetëm Mitrovicën, por tërë Kosovën. Urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe përpara me shumë fitore të tjera”, thuhet në njoftim.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy