Lajme

Florian Dushi emërohet nënkryetar i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 07 Mars 2025

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se Florian Dushi është emëruar në pozitën e nënkryetarit të Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e Florian Dushit në shërbim të qytetit, duke shprehur besimin se ai do të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në rolin e ri.

Dushi do të mbajë përgjegjësi për sektorë kyç të administratës lokale, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektorati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, ka shkruar Rama.

Ai do të fillojë detyrën e re menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor qendror.

“Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin”, ka shtuar Rama.

Para këtij emërimi, Florian Dushi ka mbajtur postin e drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Ndërkohë, ky vendim i Ramës vjen pasi nënkryetari aktual, Alban Zogaj, ka arritur të sigurojë votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy