Lajme

Sot në Kosovë festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 07 March 2025

Sot, më 7 mars, në Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare shënohet Dita e Mësuesit, një festë që nderon punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj.

Kjo datë ka një rëndësi të veçantë, pasi përkujton hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887,  138 vite më parë, një moment historik që shënoi fillimin e arsimit publik në gjuhën shqipe.

Në shkollat e Kosovës, Dita e Mësuesit po festohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, ku nxënësit shprehin mirënjohjen e tyre për mësimdhënësit përmes urimeve, dhuratave simbolike dhe mesazheve falënderuese.

-Advertisement-

Kjo ditë është gjithashtu një moment reflektimi mbi rëndësinë e arsimit dhe sfidat me të cilat përballen mësuesit në Kosovë, duke përfshirë kushtet e punës dhe nevojën për investime në sektorin e edukimit.

Dita e Mësuesit mbetet një nga festat më të rëndësishme për arsimin shqiptar, duke kujtuar sakrificën për gjuhën shqipe dhe përkushtimin e mësimdhënësve ndër vite./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy