Rozë

Unikkatil reagon për herë të parë pas humbjes së vëllait: “Zemra jeme u thy në miliarda copa”

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 04 March 2025

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij, Mentor Palokaj.

Me një mesazh prekës të publikuar në rrjetet sociale, ai ka ndarë dhimbjen e tij të madhe për humbjen e njeriut më të afërt.

“My one and only, ty qe je kone gjithmone aty per mu. Ty qe t’kisha jo vetem vëlla, po edhe shokun ma të mirë. Ti m’dashte ma shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me më tregu mu, sepse ke pas brengë, po pësoj aksident tu u ngutë me ardhë te ti. Përjetove gjana që disa nuk munden as me gindra jeta, e vetëm n’ëndrra. Zemra ême u thy në miliarda copa.” – ka shkruar reperi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka bërë të ditur detajet për ceremoninë e lamtumirës së fundit për të ndjerin.

“Përshëndetja e fundit do të bëhet të enjten (06.03.2025), nga ora 9:00 në restorant Fenix në Klinë. Varrimi do të mbahet po të njëjtën ditë në orën 13:00, në varrezat e kishës së Gjurakocit” u shpreh Unikkatil./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy