Lajme

PAMJE EKSKLUZIVE: Kamerat e sigurisë për zgjedhjet e 9 shkurtit u blenë në Beograd, flet shoferi i kamionit

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 03 February 2025

Një kamion plot me kamera të sigurisë u shkarkua sot në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.

Këto kamera janë blerë në Beograd e që do të shërbejnë për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Gazeta Infokus ju sjell pamje ekskluzive si dhe bisedën me shoferin e kamionit i cili konfirmon se kamerat erdhën nga Serbia.

-Advertisement-

Po ashtu në pamje mund të ndiqni edhe bisedën me punëtorin e KQZ-së i cili e konfirmon se këto kamera janë blerë për nevojat e KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezin si dhe kryetarin Kreshnik Radoniqi për të marrë më shumë detaje dhe për të sqaruar nëse janë në dijeni se një çështje kaq e ndjeshme e sigurisë siç janë kamerat janë blerë në Beograd mirëpo të njëjtit nuk e kanë hapur telefonin.

Së shpejti Gazeta Infokus do të publikojë edhe tenderin e këtyre kamerave i cili shtetit i kushtoi hiq më pak se 700 mijë euro.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy