Lajme

Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 02 Shkurt 2025

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publikuar pamje nga tubimi i djeshëm i kësaj partie në Viti.

Quni dhe LDK-ja u pritën nga shumë qytetarë duke mbushur sheshin e qytetit, derisa Quni këtë e ka quajtur energji të fuqishme për ndryshim.

“Kështu u pritëm në Viti, miq!✌️ Sheshi i Qytetit të Vitisë plotë dashamirës dhe përkrahje pafund. Tubim i jashtëzakonshëm dhe energji e fuqishme ndryshimi. Ditë me diell, ashtu siç janë edhe idetë e qarta të ‘Rrugës së Re’. Prandaj sot sheshi ishte plotë; njerëzit duan qartësi dhe korrektësi, të cilat po i marrin vetëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës! Vitia do fitore dhe vetëm fitore!  Faleminderit, Viti!✌️”, shkruan kandidati i LDK-së.

-Advertisement-

Quni po ashtu ka ndarë momente nga takimi në Zhegër të Gjilanit në vendlindjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadanit.

Ai ka thënë se edhe Zhegra heroike me një entuziazëm të jashtëzakonshëm i tha po ndryshimit dhe fitores së madhe.

Njoftimi:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy