Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë Kurti pranoi Marrëveshjen e Washingtonit
Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 28 Janar 2025
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i cili lavdëroi Marrëveshjen e Washingtonit, të cilën Hoti sa ishte kryeministër e kishte nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e presidentit Donald Trump.
Hoti ka thënë se kjo është hipokrizi.
“Pas gjithë këtyre viteve propagandë, akuzave të pabaza dhe shpifjeve të bëra ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Albin Kurti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit, sot ai hapur pranon vlerat e saj. Në intervistën për gazetën spanjolle El Mundo – siç transmeton Nacionale – Kurti e quan këtë marrëveshje një nismë që promovon stabilitetin për Kosovën. Çfarë hipokrizie! Njeriu që vijojë të ndërtoi prapësirën e tij politike mbi sulmet e pamëshirshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sot e pranon rëndësinë e saj”, tha Hoti.
Ai shtoi se “ky është një rast i pastër i mashtrimit politik, i një lideri që për vite ka manipuluar qytetarët e Kosovës për përfitime të ngushta politike”.
Ish-kryeministri Hoti theksoi se moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për Kosovën.
“Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për vendin tonë – nga humbja e mundësive ekonomike, deri te dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Kosova ka humbur kohë dhe besueshmëri.”
“Kjo është ajo që ndodh kur arroganca dhe mungesa e përgjegjësisë i zënë vendin diplomacisë së matur. Diplomacia nuk është për të kënaqur egon personale apo për të ndërtuar narrativa boshe – është për të mbrojtur dhe avancuar interesat e shtetit.”
Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, janë përgjegjës për një dështim historik dhe për një mundësi të artë të humbur.
“Albin Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik, për një mundësi të artë të humbur. Tani, kur dëmi është bërë, ai përpiqet të justifikohet. Por qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen më nga fjalët e tij boshe”, tha Hoti.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































