Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 04 January 2025
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit, për ish-sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe 18 të tjerë “të cilët e kanë bërë Amerikën një vend më të mirë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Clinton, e cila shërbeu si zonja e parë, senatorja, sekretare e Shtetit dhe ishte gruaja e parë e nominuar për presidente nga një parti e madhe politike, “bëri histori shumë herë gjatë dekadave në shërbimin publik”, thuhet në njoftim.
Marrës të tjerë përfshijnë aktorët Michael J. Fox dhe Denzel Washington, Bono nga U2, ylli i futbollit të Inter Miami Lionel Messi dhe miliarderi George Soros.
Ata që e marrin çmimin pas vdekjes janë ish-prokurori i përgjithshëm Robert F. Kennedy, udhëheqësja e të drejtave civile Fannie Lou Hamer, ish-sekretari i Mbrojtjes Ash Carter dhe ish-guvernatori i Miçiganit, George W. Romney.
Biden nderoi gjithashtu konservatoren Jane Goodall, legjendën e pensionuar të Los Angeles Lakers Magic Johnson, themeluesin e World Central Kitchen Jose Andres, stilistin Ralph Lauren, kryeredaktoren e Vogue Anna Wintour, edukatorin shkencor Bill Nye “The Science Guy”, aktivistin Tim Gill, miliarderin David Rubenstein dhe themeluesin e Institutit Amerikan të Filmit, George Stevens Junior.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Medalja Presidenciale e Lirisë “u ndahet individëve që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”.
Medalja Presidenciale e Lirisë, e krijuar nën presidentin John F. Kennedy në vitin 1963, jepet me rekomandimin e një komiteti të jashtëm këshillues. Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi përfshijnë gjimnasten më të dekoruar të të gjitha kohërave Simone Biles, fituesen e Oscar Michelle Yeoh dhe themeluesin e Apple, Steve Jobs
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....