Fokus

“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 22 December 2024

Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistja feministe, Saranda Sadikaj e njohur me emrin artistik, Ms. Indefinite, shkruan Gazeta Infokus.

Sadikaj gjatë bisedës ka folur edhe për dhunën ndaj grave, dhe sigurinë që kanë gratë në shtëpitë e tyre.

Është tejet shqetësuese, duhet të ketë mekanizma mbrojtës, edhe që i përfillin normat, kriteret, dhe që ofrojnë mundësi ku mos me leju që dhuna me u mirëmbajt dhe me u riprodhu, shkaku se dhuna në familje është e përhapur kudo, kjo nuk duhet me u marrë si e mirëqenë, sepse shtëpija po konsiderohet edhe çilësohet si vendi më i rrezikshëm për gratë edhe vajzat. Nëse brenda shtëpisë nuk ke siguri, atëherë ku tjetër do të kesh, nëse shteti nuk ti ofron mundësitë që ti me qenë e sigurt“ u shpreh ajo.

-Advertisement-

Tutje artistja përmendi edhe dy gratë ku mbetën të vrara nga burrat e tyre, Gjyljeta Ukella, dhe Erona Cokli, ku tha se ato u vranë në mënyrë makabre.

I kemi rastet më të fundit ku në Prill të 2024, është vra Gjyljeta Ukella, Erona Çokli që u vranë në mënyrë makabre, çka është ndërrmarë është ndërrmarë me u mbajt një ditë zie, ditë zie ka kush mban, e mbajn familjarët e mbajn vajzat e mbajn gratë, e krejt ata që ndihen të cenuar.. Nuk ka nevojë që shteti të mbajë ditë zie kur detyrë edhe obligim i shtetit është me marrë hapa që promovon barazinë, po të njejtën kohë i ofron mundësi me u ndje e sigurtë” shtoi Sadikaj..

Edhe sipas raportit të KB-së për Kosovën, vendi më i rrezikshëm për gratë konsiderohet shtëpia.

Për më shumë ndiqeni emision e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera