“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 22 December 2024
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të parë ka treguar historinë rrëqethëse të jetës së tij, shkruan Gazeta Infokus.
Njëherit, Dervishaj është edhe kandidati nga diaspora me numër 77, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ekzkluzivisht në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka rrëfyer me shumë emocione për migrimin në Gjermani, mallin për familjen, kontributin e vazhdueshëm për Kosovën e deri tek rikthimi në atdhe e kandidimi i tij për deputet.
Dervishaj ka rrëfyer edhe për hapat e rrugëtimit të tij, kohën e luftës, ndihmën e atëhershme që diaspora ka dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,
“Lufta ka ndiku patjetër pak negativisht për mërgatën, sepse erdh një krizë një varfëri u pa vitin e parë pas lufte. Qëllimi im primar ka qenë, me i mbledh familjarët. Unë kam qenë gjatë luftës tre muaj në Kukës në vitet 98/99, qëllimi i qëndrimit tim në Kukës ka qenë me i gjetë familjarët e mi që kanë qenë të shpërndarë në territorin e Shqipërisë. Pas tre muajve i mbledha të gjithë pjesën e familjes në Tiranë, u angazhova i gjeta lidhjet, vendbanimin në Tiranë, dhe filluan shkollimin fëmija në Tiranë”.
“U ktheva për Gjermani sërish, kur përfundoj lufta ne ishim të shkatërruar, por për mu prioritet ishte fillimi i një jete të rë për familjen time, ndërtova shtëpi prej fillimit pasi edhe ishim familje e madhe.. Me kohë i arritëm të gjitha, por cka nuk patëm mundësi më kthy, ishin të vrarët që dhanë jetën për liri..” u shpreh mes emocionesh Dervishaj.
Ai ndër tjerash në emision tha se qëllimi i tij primar është sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë, bisnese të reja e ku thotë se kjo do ndikonte në uljen e papunëisë.
“Unë nuk vij për të përfituar në Kosovë, por kam sakrifikuar diçka për këtu. po mundona vetëm për të mirën e Kosovës për të ndaluar papunësinë”, ka thënë ndër të tjera Dervishaj./Gazeta Infokus/
Për më shumë ndiqeni emision e plotë:
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...