Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë- “Shtiu në aheng familjar”
13:46 | 19 December 2024 Autori: InfokusiPolicia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në mesditën e së enjtes në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë.
Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti duke thënë se i dyshuari I.S kishte shtënë në një aheng familjarë.
Ahmeti potencoi se të njëjtit u arrestua në vendin e ngjarjes, dhe iu sekuestrua një armë
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: -I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore” shtoi Ahmeti.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për qytetarët e Kosovës që ti shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, dhe sigurisë të tjerëve.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident“./GazetaInfokus