Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 19 December 2024
“Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”.
Kështu u kërcënua dje në Facebook kreu dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj. Madje, duke mos u mjaftuar me këtë, Haradinaj edhe u sha me nënë.
Ky kërcënim atij i erdhi nga një llogari me emrin “Shpat Sokoli”.
Gazeta Paparaci nga burimet e saj ka mësuar se personi i dyshuar për kërcënimin ndaj Haradinajt është arrestuar.
Madje për të njëjtin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.
Paparaci kontaktoi edhe me policinë dhe Zyrën për Informim të AAK-së, por as njëra dhe as tjetra nuk e konfirmuan arrestimin.
Ndryshe, me t’u përhapur lajmi për kërcënimin e Haradinajt, llogaria me emrin “Shpat Sokoli” u zhduk dhe u fshinë të gjitha postimet dhe fotot.
Por, në orët e vona, një llogari në Facebook me emrin “Lüftung Montage Anlage” u lajmërua, duke pretenduar se është pikërisht Shpat Sokoli “i vërtetë”.
Ky profil pretendon se atij i është keqpërdorur emri.
“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi”.
“Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, (i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj”, u shpreh ky profil.
Ai po ashtu tha se raportimet në media gjatë ditës së sotme për të “janë të pavërteta”.
“Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime”, u tha në deklaratën e postuar nga profili “Lüftung Montage Anlage”.
Shumë reagime pati pas këtij kërcënimi ndaj ish-kryeministrit Haradinaj.
Deputeti Bekë Berisha tha se do t’i ftonte për raportim shefin e AKI-së dhe Drejtorin e Policisë për të raportuar për kërcënimin ndaj Haradinajt dhe Ilir Mirenës.
Të tjera
-
Abdixhiku mbledh nesër 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, prezanton projektet kryesore
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbajë nesër...
-
Rrëfim suksesi: Nxënësja e gjimnazit “Xhevdet Doda” zgjedhet “Studentja e Muajit” në një shkollë në Amerikë
Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka publikuar një status në Facebook kushtuar nxënëses...
-
Rritje masive e kërkesave të pabazuara për azil nga kosovarët pas liberalizimit, BE kërkon rigorozitet në nisje, Gjermania po monitoron situatën
Ende pa e bërë plot një vit pa regjim të vizave, institucionet e BE-së kanë n...
-
Osmani zhvillon takim me homologen e saj sllovene, flasin për sigurinë dhe integrimin euroatlantik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditë së sotme ka zhvilluar takim pun...
-
Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje...
-
Ismet Bahtijari shprehet i penduar për veprimet të cilat e pranoi se i ka kryer
Ismet Bahtijari të enjten para trupit gjykues u shpreh i penduar, për veprat ...
-
Një ditë para vizitës në Kosovë, sherr mes dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me d...
-
Të gjithë kandidatët për deputetë e kalojnë filtrin e verifikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit e kanë kaluar fil...
-
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
Kur i arrijmë qëllimet tona, dështimet nuk mbesin gjë tjetër veçse sukses në ...
-
Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier, i ndan mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ismet Bahtijari pranon fajësinë për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Bahtijari, e ka pranuar...
-
Kurtit i përsëritet pyetja për paraqitje në Prokurori, kësaj here s’ka arsyetim, vetëm largohet pa folur
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të shmang pyetjet e gazet...