Lajme

Kurti: Sụlmi në Ibër-Lepenc na bëri të kuptojmë sa e rëndësishme është të forcohemi në aspektin energjetik

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 18 December 2024

Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtritshme.

Ai shtoi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.

-Advertisement-

“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritje të bruto produktit vendor prej 6.36 përqind mesatarisht në tri vitet e fundit. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte. Kjo reflekton edhe në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga bizneset.  Padyshim që kjo rritje ekonomike duhet të reflektohet edhe me rritjen e kapaciteteve të energjisë. Varësia nga importi i energjisë, veçanërisht nga shtetet autokratike, janë të rrezikshme jo vetëm për ekonominë por edhe për sigurinë kombëtare.

“Sulmi kinetik ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit  për furnizim me ujë e energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes e të jetës sonë. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera