Sport

Ndeshja Shqipëri – Serbi, UEFA merr një vendim

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 14 December 2024

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuessve të Kupës së Botës 2026, UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër me Kombëtaren tonë që do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi, transmeton abcneës.

-Advertisement-

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera