Lajme

Hovenieri nderohet nga policia e Kosovës me rastin e pensionimit të tij

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 10 December 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka shprehur mirënjohje ndaj ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, me rastin e pensionimit të tij.

Sipas njoftimit, Hoxha ia ka dorëzuar ambasadorit në largim një flamur të palosur të policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë të policisë me gravurën “Jeffrey Hovenier 007” për vitet e tij të kontributit dhe mbështetjes për këtë institucion.

Në certifikatë thuhet: “Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera