Lajme

SBASHK-u pas protestës së 4 dhjetorit, kërkon dialog me ministren Nagavci

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 09 December 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vazhduar konsultimet gjatë fundjavës me kryesinë dhe udhëheqësit sindikalë nga nivelet komunale dhe universitare.

Kjo sipas tyre për të vlerësuar rrjedhën e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2,000 udhëheqës sindikalë nga çerdhet deri në universitetet e vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një njoftimi për media, ky takim u zhvillua për të diskutuar hapat e ardhshëm sindikale, si edhe për të përcaktuar veprimet që do të merren në varësi të situatës aktuale dhe reagimeve të institucioneve shtetërore.

-Advertisement-

“Për ta vlerësuar ecurinë e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2000 udhëheqës sindikalë , që nga çerdhet e deri në universitetet dhe për të dhe për të vendosur për veprimet sindikale sipas situatës aktuale, SBASHK-u edhe gjatë vikendit ka mbajtur takime e konsultime me kryesinë dhe me udhëheqës sindikalë komunalë e të universiteteve”

SBASHK-u ka theksuar se, në rast se situata përkeqësohet dhe nuk ka reagim nga autoritetet shtetërore, qeveria, dhe veçanërisht ministrja Nagavci, do të mbajnë përgjegjësinë për çdo pasojë që mund të vijë nga një grevë e mundshme dhe nga mospërmbushja e kërkesave të punonjësve të arsimit

“SBASHK-u përgëzon kryetarët dhe anëtarët e kryesive të sindikatave për pjesëmarrje masive në protestë dhe për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, por shkreh kritika të arsyeshme ndaj ministres Nagavci, e cila as pas këtij veprimi sindikal nuk reflektoi dhe prandaj u mor vendim që t’i dërgohet edhe një shkresë me kërkesën për takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe që të caktojë përfaqësuesit e MASHTI-t në komisionin e përbashkët për të nisur negocimin për kontratën e re kolektive të arsimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera