Sport

Potter dhe Ten Hag në garë për trajner të klubit të njohur gjerman

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 09 December 2024

Klubi i njohur gjerman, RB Leipzig raportohet se është duke menduar për pasuesin e Marco Rose.

Rose është në presion për shkak të rezultateve jo të mira të Leipzig dhe sipas medieve gjermane, tashmë krerët e skuadrës gjermane janë duke menduar për ‘timonier’ të ri.

Ish-trajneri i Cheslea-s, Potter dhe ish-trajneri i Man Unitedit, Erik ten Hag siç raportohet, janë në opsion për trajner të ri të Leipzig.

-Advertisement-

Potter është i pa punë që kur u shkarkua nga Chelsea në prill 2023, derisa Ten Hag pak kohë më parë u shkarkua nga Man United.

Ndryshe, thuhet se Potter është në negociata edhe me klubin anglez, West Ham.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy