PDK për Specialen: Parashtresat e fundit nga mbrojtja e të akuzuarve, kanë ngritur shqetësime serioze për trajtim jo të drejtë
Autori: Gazeta inFokus
17:49 | 05 Dhjetor 2024
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme që lidhen me veprimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
PDK, përmes një njoftimi për media, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të drejtësisë dhe të paanshmërisë, që janë gurthemeli i funksionimit të çdo institucioni gjyqësor, përfshirë Dhomat e Specializuara.
Megjithatë, në njoftimin e kësaj partie thuhet se Dhomat e Specializuara u krijuan për të siguruar drejtësi, bazuar në standardet evropiane dhe jo për të krijuar spektakle publike në emër të saj.
Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:
PDK: Kërkojmë paanshmëri dhe transparencë të plotë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me veprimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
PDK thekson rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të drejtësisë dhe të paanshmërisë, që janë gurthemeli i funksionimit të çdo institucioni gjyqësor, përfshirë Dhomat e Specializuara. Besojmë fuqimisht se drejtësia dhe paanshmëria nuk janë vetëm kërkesa, por kushte të domosdoshme për një proces të drejtë dhe të besueshëm.
Dhomat e Specializuara u krijuan për të siguruar drejtësi, bazuar në standardet evropiane dhe jo për të krijuar spektakle publike në emër të saj. Çdo devijim nga ky mandat, përmes veprimeve që mund të minojnë besimin e qytetarëve dhe integritetin e drejtësisë, konsiderojmë se është i gabuar.
Është thelbësore që të gjitha proceset e zhvilluara nga Dhomat e Specializuara të jenë të bazuara në transparencë të plotë dhe pa tejkaluar kompetencat e tyre.
Kuvendi i Kosovës ka themeluar Dhomat e Specializuara me një mandat specifik dhe të kufizuar, për të trajtuar akuzat monstruoze të raportit të Dick Martyt.
Si PDK, shprehim shqetësimin tonë në lidhje me vonesat e gjata dhe mungesën e transparencës në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.
PDK ka mbështetur krijimin e kësaj gjykate, me besimin dhe garancitë e dhëna nga aleatët tanë se kjo gjykatë do të funksiononte mbi parime të qarta të transparencës dhe demokracisë. Çdo qytetar i Kosovës dhe secili i akuzuar ka të drejtë të trajtohet pa paragjykime, me paanshmëri dhe drejtësi të plotë.
Por, parashtresat e fundit nga mbrojtja e katër të akuzuarve në këtë proces, kanë ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të drejtë, me brenga për shkeljen e parimit të baraizë dhe prezumimit të pafajësisë.
Apelojmë që Dhomat e Specializuara të përmbushin detyrën e tyre me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar parimet themelore të drejtësisë , të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























