Fokus

“Një kirurgji plastike ose estetike e mirë është atëherë kur bënë ndryshime por nuk janë të dukshme”, kirurgu Komoni flet për rëndësinë e operacioneve që bënë ai

Autori: Arjeta Osmani 09:24 | 05 December 2024

Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin i ftuar ishte Shkelzen Komoni, ku është diskutuar për rëndësinë e kirurgjisë maksillofaciale, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë emisionit u diskutua edhe për kirurgjinë plastike ose estetike ku Komoni tha se kjo kirurgji është e mirë kur ndryshimet nuk janë të dukshme, dhe se po ka kërkesa të mëdha për ndërhyrje estetike.

“Po ka kërkesa të mëdha për ndëryrje estetike për aryse se njerëzit janë tu lëvizë dhe po dalin tash në Evropë dhe interneti po i njofton edhe po e kem shumë më të lehtë me komuniku me ta.”tha Komoni në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmani.

-Advertisement-

Poashtu ai tha se personat e pa informuar për këtë kirurgji po janë më të rrezikuar.

“Rreziku ma i madhë me ta është kur pacienti nuk është i informuar, aty munden me gabu shumë, e kur pacienti është i informuar është më lehtë për arsye se ai e din mundet me pas edhe komplikime, mundet me qenë edhe një operacion estetik i cili shumë rrallë mundet me pas pasoja në dëmtimin e nervit.” u shpreh Komoni në emisionin DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.

Për të parë më shumë ndiqni emisionin e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera