Lajme

Ky është numri i personave që jetojnë jashtë Kosovës të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 04 December 2024

Deri më 3 dhjetor përmes platformës elektronike KQZ ka pranuar më shumë se 25 mijë kërkesa për regjistrim. Prej tyre, 23 mijë e 618 janë pranuar ndërsa të tjerat janë refuzuar.

Kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 3 dhjetor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar më shumë se 25,100 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 23,618 ndërsa 1,525 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.”

-Advertisement-

Elezi ka shtuar se 6,228 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 3,575 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 13,815 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera