Lajme

Miftaraj: Nëse VV do të ishte në opozitë, do t’i bashkohej protestës së SBAShK-ut, do të kërkonte llogari

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 04 December 2024

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar për protestën e SBASHK-ut e cila po mbahet aktualisht, gjë për të cilën ai thotë se po të ishte VV në pushtet do t’i bashkohej.

Në një postim në Facebook, ai thotë se krahas pjesëmarrjes, VV edhe do të mbanmte leksione për rëndësinë e bashkimit sindikal dhe do të kërkonte llogari për mungesën e të drejtave të punëtorëve.

“Nëse VV ish kanë në opozitë sot iu kish bashkangjit protestës së sindikatës dhe do na mbante leksione për rëndesine e bashkimit sindikal dhe do kërkonte llogari per mungesën e të drejtave për punëtorët”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

-Advertisement-

Mesditën e së mërkurës ka nisur protesta e SBASHK-ut fillimisht nga Bibloteka Kombëtare, për të vazhduar drejt Qeverisë së Kosovës.

Në protestë, pjesëmarrësit bën thirrje për paga dinjitoze.

“Duam rritje dinjitoze të pagave. Duam nënshkrimin e kontratës kolektive, Kur mungon dialogu, mungon edhe demokracia, mos na mohoni kontributin e viteve të nëntëdhjeta. Duam përmirësim të kushteve të punës”, thanë ndër të tjera ata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera