Keni dëshirë për ëmbëlsira gjatë gjithë kohës? Mund t’ju vijë nga këto probleme shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 04 December 2024
A dëshironi vazhdimisht diçka të ëmbël? Nuk mund të ndaloni së fantazuari për çokollata ose ëmbëlsira?
Trupi juaj po ju thotë se mund t’ju mungojnë disa nga lëndët ushqyese të rëndësishme dhe thelbësore.
Dëshira për sheqer është e ndryshme nga një nevojë e thjeshtë për ëmbëlsira. Dëshira e shprehur për sheqer karakterizohet nga shpeshtësia dhe pangopësia.
Sipas hulumtimeve, sheqeri krijon po aq varësi sa disa drogëra, me efekte të ngjashme në tru.
Nëse dëshira për sheqer pushton mendimet tuaja gjatë gjithë ditës dhe nuk i hiqni dot, edhe pasi të kënaqeni me ëmbëlsirën, mund të duhet të gjeni shkakun e vërtetë.
E njëjta gjë vlen nëse përpjekjet për të reduktuar ose ndaluar këtë nevojë janë të vështira ose pothuajse të pamundura. Këto mund të jenë disa nga arsyet:
Mungesa e magnezit
Së pari ju duhet të identifikoni llojin e ushqimit të ëmbël që dëshironi. Nëse është çokollatë, mund të nënkuptojë se trupit tuaj i mungon magnezi.
Është një dukuri shumë e zakonshme sot, shpjegon nutricionistja Elisa Goodman.
Dhe ndërsa çokollata me qumësht është plot me sheqer, ju jeni në rrugën e duhur nëse arrini të kënaqni dëshirat tuaja me çokollatë të zezë.
Ajo është e pasur me antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pra, zgjidhni atë që ka të paktën 70 për qind përmbajtje kakao.
Mungesa e vitaminës B
Vitaminat B1, B7 dhe B12 janë thelbësore për metabolizmin e glukozës. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminave B, trupi juaj mund të ketë probleme në ndarjen e glukozës për të prodhuar energji, gjë që mund t’ju bëjë të keni nevojë për më shumë sheqer.
Rënie e papritur e sheqerit
Kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi juaj mund të përpiqet t’ju detyrojë t’i jepni më shumë energji për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak.
Për të mbajtur të ekuilibruar sheqerin në gjak, rekomandohet që të hani një sasi të shëndetshme proteinash dhe të shtoni më shumë ushqime të pasura me fibra, si fasulet dhe bishtajore, së bashku me karbohidratet komplekse, të cilat do t’ju japin karburantin që ju nevojitet pa rritje të sheqerit në gjak.
– Nëse papritur keni dëshirë për ëmbëlsirat, ka shumë të ngjarë një shenjë se keni luhatje të sheqerit në gjak – thotë Goodman.
Mungesa e kromit
Kromi është një mineral thelbësor që rregullon metabolizmin e insulinës dhe glukozës, duke ndikuar në nivelin e sheqerit në gjak.
Mungesa mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe të rrisë dëshirat për sheqer. Disa simptoma të zakonshme të mungesës së kromit përfshijnë lodhjen, nervozizmin dhe depresionin.
Mungesa e zinkut
Zinku është i nevojshëm për funksionimin e sistemit imunitar dhe tretjen e duhur, por është gjithashtu përgjegjës për rregullimin e niveleve të insulinës dhe metabolizmit të karbohidrateve.
Mungesa e zinkut mund të çojë në një ulje të perceptimit të shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës për të kompensuar mungesën e shijes. Mungesa e zinkut mund të çojë në nivele të ulëta të energjisë, ulje të imunitetit dhe dëshirë për sheqer.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje ...
-
Zjạrr në një banesë në Shkodër, dyshohet se brenda ndodhet një grua
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtoj në Shkodër. Euronew...
-
Faruk Mujka i VV-së e krahason KTV-në me Sputnikun, reagon AGK
Kryshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes V...
-
Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë...
-
Osmani nuk përjashton se mund të ketë sulme të reja në Kosovë
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ...
-
Bie qeveria në Francë
Kryeministri i Francës, Michel Barnier, është rrëzuar nga posti pasi partitë ...
-
Analiza e akademikut grek: 28 Nëntori i shqiptarëve duhet të festohet zyrtarisht edhe në Greqi
Akademiku grek, Dimitris Christopoulos, ka propozuar që festa e 28 Nëntorit t...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor...
-
Kurti takon Komisioneren për Zgjerim të BE-së, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e...
-
Limaj e Lushtaku nga Skënderaj: Angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë e plotë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj në shoqëri t...
-
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për raportet rajonale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë të enjten në mbrëmje, më 5 ...
-
Molliqaj: Kurti akuzoi Serbinë, mediat e opozitën, ende pa u bë 4 ditë nga sulmi shihet në të njëjtën fotografi me Vuçiqin
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri Albin Kurti në natën e...