Sport

Inter dhe Juventus ndjekin lojtarin e Barcelonës, katalanasit duan 20 mln euro

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 03 December 2024

Dy klube italiane i janë vënë pas një lojtari të Barcelonës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Andreas Christensen, hapësirat e të cilit në “Camp Nou” janë thuajse zero.

28-vjeçari ka katër muaj që nuk luan për shkak dëmtimi. Ai nuk konsiderohet më si lojtar i rëndësishëm nga trajneri Hansi Flick dhe Barcelona po mendon ta shesë.

Kontrata e tij aktuale me klubin katalanas skadon në vitin 2026, kështu që presidenti Laporta e ka planifikuar shitjen e tij në janar ose në verë 2025, për të mos e humbur me parametra zero.

-Advertisement-

Duke qenë se Ronald Araujo, Pau Cubarsi, Inigo Martinez dhe Eric Garcia janë të avantazhuar në raport me të, Christensen e ka pranuar vullnetin e klubit.

Klubet e interesuara për të janë Interi dhe Juventusi, dy klube të cilat kanë nevojë për më shumë opsione në qendër të mbrojtjes. Barcelona e vlerëson 20 mln euro lojtarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera