Ekonomi

Kurti e qet jashtë loje Bankën Botërore, e “ul sërish” papunësinë në vetëm 10%

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 02 December 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria e udhëhequr prej tij e ka ulur papunësinë në 10.7 për qind, në një raportim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për qeverisjen katër-vjeçare të tij.

Sipas shifrave të prezantuara nga Kurti, veç 10 për qind e kosovarëve janë të papunë tani për tani.

Këtë statistikë, shefi i qeverisë e ka prezantuar si një nga të arriturat kyçe të qeverisjes katër-vjeçare të tij në fushën e ekonomisë, krahas rritjes së Brudo Produktit Vendor.

-Advertisement-

“Le të fillojmë me ekonominë e cila ka shënuar rritjen më të madhe dhe njëkohësisht solide”, tha Kurti në hyrjen e fjalimit të tij në seancën e sotme plenare. “Papunësia që dikur ndjehej si një re e rëndë mbi familjet kosovare, sot ka rënë nga 25.8 për qind, në 10.7 për qind”.

Sipas Kurtit, gjatë katër-vjeçarit të qeverisjes së tij, papunësia ka rënë për 15 për qind.

Shifrat e Kurtit kanë një burim të vetëm: Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).

Por, një raport i këtij viti i Bankës Botërore, institucionit më të thirrur në glob për t’i vlerësuar çështjet e ekonomisë, thotë se vetëm 37.1 për qind të popullësisë në moshë pune është e punësuar në Kosovë.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i publikuar në tetor të këtij viti, tregon se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të rajonit përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Por ndërsa kjo e nxiti punësimin në këtë pjesë të Europës , shkalla e papunësisë në Kosovë lëvizi.

“Papunësia ka rënë në të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës”, thuhet në një pjesë këtij raporti, shkruante Gazeta Express në një analizë të këtij dokumenti këtë vit.

Manipulimi i dyshuar me shifra i kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij, qëndron te shifrat që nuk përmenden.

677 mijë e 571 njerëz (57%) janë të pallogaritshëm. Këta persona që mund të punojnë, sipas të dhënave të ASK-së, nuk janë as të punësuar, as të regjistruar si të papunë, as nuk kërkojnë punë, shkruante Gazeta Express në një shkrim në tetor të këtij viti.

Kjo përqindje përfaqëson pjesën e popullsisë që ASK-ja e quan “ekonomikisht jo aktive”, e cila përfshin grupmosha prej 15 deri në 64 vjeç.

Prej këtyre, 440 mijë e 448 janë gra dhe 237 mijë e 123 burra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera