Në fund të mandatit, Kurti njofton se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm
Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 29 November 2024
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve për banimin e përballueshëm në Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Istog. Vlera e këtij projekti është mbi 38 milionë euro.
Kurti ka thënë se për këtë projekt kanë punuar nga fillimi i mandatit. Ai ka shtuar se së shpejti do të hapet edhe tenderi për komunat e tjera.
“Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm. Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë. Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim”, ka shkruar Kurti.
Gjatë seancës së Kuvendit ku ishte prezantuar Projektligji, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu kishte sqaruar se përfituesit e banesave sociale nuk bëhen pronarë të këtyre banesave, por se përfitojnë vetëm në kohën sa janë kategori sociale.
“Kur flasim për banimin social, janë kategoritë sociale ato që përfitojnë. Banimi social është përherë në pronësi të shtetit dhe menaxhojnë komunat me banimin social dhe monitorohen nga niveli qendror. Varësisht prej kategorive sociale, janë edhe përfituesit e banesave. Përfituesit e banesave sociale nuk bëhen pronarë të banesave sociale, por përfitojnë në periudhën sa janë kategori sociale. Në momentin që ata dalin nga kategoria sociale, ata më nuk mund të jenë përfitues të banimit social”, kishte deklaruar Aliu.
Kishte folur edhe për kategoritë që përfitojnë.
“Janë pesë kategori: Kategoria shumë e varfër, kategoria e varfër dhe e cenueshme, me të hyra të ulëta, me të hyra të ulëta mesatare dhe të hyra mesatare. Kur folëm për shpërndarjen e banimit, janë komunat ato që aplikojnë me lokacione konkrete brenda zonave urbane dhe analizohen marrëdhëniet e këtyre lokacioneve me zonat rreth me infrastukturën që kanë”, kishte thënë Aliu.
Sipas Projektligjit, grupet e synuara të banimit social dhe të përballueshëm përfshijnë: familja apo individi me gjendje jo të mirë ekonomike, familjet e mdha me shumë fëmijë dhe familjet me një prind, të papunët, të pastrehët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, gratë dhe burrat viktima të luftës, familjet e dëshmorëve, të të zhdurkve të UÇK’së, invalidtët e UÇK’së të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike, invalidët civil të luftës dhe familjet e ngushta të viktimave civile të luftës, zhdukurve, viktimat e trafikimit, të rinjtë, të moshuarit, personat me nevoja të veçanta, refugjatët dhe azilkërkërkuesit, të zhvendosurit, të riatdhesuarit, komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian, fëmijët bonjakë apo pa përkujdesje prindërore pasi dalin nga shtëpitë e strehimit të fëmijëve dhe kategori të tjera të përcaktuara sipas legjislacionit.
“Banimi social konsiderohet i përballueshëm nëse familja apo individi nuk shpenzon më shumë se tridhjetë për qind (30%) të të ardhurat mujore neto për banim”, parashihet me paragrafin 1 të Nenit 6.
Në paragrafin 3 thuhet se në shpenzimet e banimit nuk përfshihen shpenzimet për shërbime të furnizimit me ujë, energji elektrike, dhe shërbimet tjera bazë.
Me Nenin 7 parashihen kriteret e përfitimit:
Të drejtë për të përfituar nga programet e banimit social ka familja apo individi, që:
1.1. Është me shtetësi të Republikës së Kosovës, apo është me leje qëndrimi në Republikën e Kosovës;
1.2. Nuk ka në pronësi apo në posedim njësi banimi, shtëpi individuale apo tjetër që i plotëson kushtet minimale të të jetuarit, bazuar në standardet dhe normat e ndërtimit dhe banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
1.3. Ka mbetur ose rrezikon të mbetet pa e zgjidhur çështjen e banimit si rezultat i një
(1) ose më shumë faktorëve në vijim
1.3.1. dëmtimit së ndërtesës që nuk I plotësojnë kushtet për të qenë njësi banimi;
1.3.2. rrezikut të shkatërrimit për shkak të vjetërisë së saj;
1.3.3. zhvendosjes për shkak të investimeve publike apo për shkak të prishjes së ndërtesës që nuk i plotëson kushtet për t’u legalizuar;
1.3.4. pamundësisë së pagesës së qirasë me kushtet e tregut;
1.3.5. familje apo individ pa përkujdesje;
1.3.6. fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu;
1.3.7. dëmtimit të shtëpisë individuale, njësisë së banimit gjatë luftës së vitit 1998/1999;
1.3.8. të ardhurat e familjes apo individit, janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e banimit sipas kritereve të caktuara në nenin 5, paragrafi 2, të këtij ligji; dhe
1.3.9. familja apo individi i plotëson kriteret tjera për të përfituar nga ndonjëri prej programeve të banimit social, sipas thirrjes publike dhe kritereve të këtij ligji dhe;
1.3.10. rrethanave tjera të cilat komuna i konsiderojnë relevante në kontekstin lokal.
Komuna ofron mundësinë që familja apo individi të cilët nuk kualifikohen si përfitues në njërin program të banimit të kenë mundësi për të përfituar në një (1) program tjetër të banimit, kur plotësojnë kushtet ligjore.
Familja apo individi nuk mund të përfitojë njëkohësisht nga më shumë se një (1) program i banimit social apo të përballueshëm në të njëjtën kohë.
Radha e përparësisë vendoset në çdo thirrje publike, ndërsa kriteret për përcaktimin e radhës së përparësisë për të përfituar bazohen në këtë ligj dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: KFOR-i mbërrin në Varagë të Zubin Potokut, këto janë detajet e fundit nga vendi i ngjarjes (PAMJE)
KFOR-i tashmë ka arritur në Zubin Potok, konkretisht në Iber Lepenc ku në orë...
-
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber Lepencit”: Akt terrorist, detonim i qëllimshëm
Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit me mjete shpërthyese në kanalin e ujë...
-
Kryetari Zeqiri jep detaje rreth shpërthimit në veri: Një shtëpi është dëmtuar
Gjatë mbrëmjes së sotme kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulm...
-
Sụlmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrọriste
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dënuar fuqishëm sulmet në veri të vendi...
-
Kurti e shfrytëzon konferencën e jashtëzakonshme për shpërthimin në Zubin Potok për t’i sulmuar mediat
Në konferencën e jashtëzakonshme për media që mbajti kryeministri Albin Kurti...
-
Pamjet e fundit nga Zubin Potoku, kjo është gjendja atje
Sulmi i cili ndodhi mbrëmjen e së premtes në kanalin kryesor të Ibër- Lepenci...
-
Situata në veri: Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
Kryeministri, Albin Kurti ka treguar se sot do mbahet një mbledhje nga Këshil...
-
Bedri Hamza shfaqet tejet i shqetësuar direkt nga Zubin Potoku “Kërkoj nga instuticionet e rendit të zbardhet sa më shpejtë rasti”
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, njëherësh kryetar i Mitrovi...
-
Kurti: Arsyeja pse po sulmohemi tash është pikërisht suksesi i Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas sulm...
-
Shpëṛthimi në kanalin ujor të Zubin Potokut, Kurti thërrët mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për ...
-
Mos dezinformoni: Nuk ka rrezik për shpëṛthim në termocentralet, KEK-u ka rezerva të ujit
Ekspert të Korporates Energjetike të ...
-
Kurti: Ky është sulm kriminal nga banda profesionale, qëllimi ishte ta linin Kosovën pa ujë dhe energji elektrike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pëpr...