Vrạsja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: Pajtimin e vrạu gruaja e tij
Autori: Gazeta inFokus
12:47 | 29 November 2024
Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të SHBA-së.
Lajmi për vdekjen e djalit të tyre ka qenë tronditës për familjen Krasniqi.
Lidhur me këtë, së fundmi ka reaguar vetë motra e Pajtimit, Albana.
Motra e të ndjerit akuzon gruan e Pajtimit, për këtë vrasje makabre.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhëtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë …”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.
“Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkruan tutje ajo.
Në pamje gjithashtu shihen edhe njollat e gjakut në ballkonin e apartamentit të çiftit nga Peja, dhe se sipas raportimeve të fundit thuhet se u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë.
Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nesë ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.
Lidhur me këtë rast thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































