“Mos urinoni (fyeni) në klubin ku doni të hyni’, mesazhi i pazakontë i Hovenierit përsëritet edhe nga Rohde
Autori: Gazeta inFokus
22:58 | 28 Nëntor 2024
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka deklaruar se nuk duhet të fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet. Rohde citoi kolegun e tij amerikan Jeff Hovenier, për të sqaruar pozicionin edhe të Gjermanisë, për atë se si po e shohin qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me ndërkombëtarët.
Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.
Ambasadori gjerman në një intervistë ekskluzive për RTV21, ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në. Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni. Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha Ambasadori Jörn Rohde në Click
Mos e dh*j punën 2.0: Pse ambasadori amerikan i tha Qeverisë ‘mos urinoni në klubin ku doni të hyni’?
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një paraqitje të tij, para dy muajve, ka pasur një mesazh të qartë për Qeverinë e Kosovës: “Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit” .
Kësaj, i parapriu një deklaratë e tij në lidhje me aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ambasadori i aleatit më të madh të vendit, tha se duhet punuar e duhet bindur fillimisht shtetet e BE-së e NATO-s që s’e njohin Kosovën si të pavarur.
“Nuk e shoh se si bëhesh anëtar i BE-së, pa bashkërendim nga BE-ja. Dhe kjo nënkupton bashkërendim nga shtetet anëtare të BE-së. Nuk e shoh si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s, pa bashkërendim nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Siç e dini, disa nga ato shtete vetë nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet sovran, demokratik dhe multietnik, siç e kemi pranuar ne.
Duhet t’i bindni, duam të ndihmojmë. Kjo nënkupton, duke punuar në procesin e vendosur nga institucione të caktuara.” – u shpreh ai gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, transmeton Nacionale.
Hovenier më pas do të citonte një thënie, për të cilën, paraprakisht iu desh të kërkojë falje. Shkurt, ai i tha Qeverisë se “po urinojnë në klubin ku duan të bëhen pjesë”, pra në NATO e BE.
“Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem me falni për karakterin paksa të shëmtuar të në të, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit. Qëllimi im se çka dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim çdo qeveri e Kosovës të na jap argumentet më të mira, municionet më të mira në këto bisedime.” – tha Hovenier.
Vlen të theksohet se kohëve të fundit, ShBA-të kanë ashpërsuar gjuhën për shkak të atyre që i kanë konsideruar si veprime të njëanshme në veri të Qeverisë së Kosovës.
Madje, nga Ambasada Amerikane, qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, i është thënë se “kanë instrumentalizuar Policinë e Kosovës”.
Ambasadori Hovenier gjatë kësaj paraqitje u ka bërë thirrje që të merren seriozisht me dialogun dhe t’i zbatojnë obligimet nga ky proces.
“S’do të kishte asnjë fitore me çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat.” – ka thënë ai mes tjerash, transmeton Nacionale.
“Mos e dh*j punën”
Kjo është një prej shprehjeve më eksplicite nga një ambasador amerikan, pas asaj që kishte thënë në vitin 2014 po ashtu ambasadorja amerikane atë kohë, Tracy Ann Jacobson.
Kjo deklaratë e saj kishte ardhur pas ngërçit politik të krijuar ku Albin Kurti, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, ishin bërë bashkë që ta rrëzonin Hashim Thaçin.
Ambasadorja e atëhershme e ShBA-së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson në një ligjëratë te organizata “Fol”, ishte shprehur fjalëpërfjalshëm:
“Unë jam një zë, jam zë i zhurmshëm. Mesazhi im për politikanët ka qenë i qartë, në fakt mund ta them edhe në shqip, MOS E DH*J PUNËN.”

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























