Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 28 November 2024
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urimin e tij, ai përmend Isa Boletinin i cili ishte nga Mitrovica, e për të cilin Hamza thotë se i dha edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit.
Ndër të tjera Hamza u shpreh se 28 Nëntori është festë e trefishtë për Kosovën.
“Në këtë ditë të rrënjosur në vetëdijen kombëtare e historike të popullit tonë, i kujtojmë Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, kryengritësin e madh shqiptar nga Mitrovica, i cili i jep edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. E kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, që me e nder, heroizëm e sakrificë të pashembullt dhanë jetën e tyre për t’i dhënë jetë lirisë sonë. Daljen e parë publike të UÇK-së, luftën heroike të djemve dhe vajzave tona, ish-krerët e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë – i kujtojmë dhe nderojmë. Atdhedashuria e tyre, idealizmi i tyre, na frymëzon në rrugën tonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
“Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë Shqipërinë. Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë edhe Kosovën. 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë. Gëzuar!”.
Të tjera
-
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deputete, Haradinaj: Bashkë në kohë të vështira, bashkë për Kosovën Fituese
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka njoftuar për aderimin e Fadil...
-
Inagurohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së, Krasniqi: 28 nëntori është data që bashkon shqiptarët ndër shekuj
Sot në Drenicë është inaguruar memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë...
-
Gafa e re e Gërvallës- Ngatërron stërnipin e heroit Isa Boletini me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka bërë edhe një ...
-
Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të festës së 28 Nëntorit, ka vi...
-
“Secili ministër i dinte nga katër, pesë, gjashtë e shtatë gjuhë të huaja” – Historiani Abdullahu tregon për përbërjen e kabinetit qeverisës të Ismail Qemalit
Historiani Durim Abdullahu në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka tre...
-
Të premten shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës
Të premten do të shpallet shpallet urdhri zhdëmtimin e viktimave në çështjen ...
-
Thaçi: Lavdi Dëshmorëve të Kombit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka uruar festën e 28 Nëntorit,...
-
Osmani bën homazhe në Prekaz: Betohemi para varreve të tyre që do ta mbrojmë çdo cep të Republikës
Gjatë ditës, Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te kompleksi memorial ...
-
PDK nesër mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Partia Demokratike ditën e nesërme do të mbaj konferencë për media. Sekret...
-
28 Nëntori, djali i Hashim Thaçit publikon në njërën anë Ismail Qemalin, e në tjetrën babanë e tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me rastin e ...
-
Grenell uron shqiptarët për 28 nëntor, i falendëron që votuan Trumpin dhe mundësuan fitore në Michigan
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shq...
-
“Ai është flamuri më i bukur në botë” -Pamje spektakolare, flamuri i Shqipërisë përmes helikopterëve
Për ditën e 28 nëntorit ku sot Shqipëria feston 112 vite, është parë flamuri ...