Kryetari i Bujanocit: Gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 Nëntor
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 28 November 2024
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, njoftoi se të mërkurën në mëngjes e kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptar në godinën e komunës dhe se aty do të qëndrojë deri të enjten rreth pas mesnatës.
Ai theksoi se ndoshta është hera e parë që flamuri do të valojë aty rreth 48 orë, pasi në të kaluarën ka qëndruar rreth 20-24 orë.
“Këtë herë për shkak të një udhëtimi që e kam pasur në Tiranë, e kam vendosur një ditë më herët, kështu që flamuri është në godinën e komunës. Mirëpo, për fat të keq ai duhet të hiqet të enjten (sot) pas mesnate”, deklaroi Pajaziti.
Më tej ai shtoi se ky veprim më shumë ka ngjallur reagime te opozita shqiptare ne Bujanoc sesa tek faktorët tjerë në Serbi, mirëpo që pret që ditëve në vijim të ngritet një padi nga gjykatat në Serbi për shkak se për ata kjo është një vepër e kundërligjshme.
“Normalisht do të pasojë një gjobë të cilën çdoherë kur ne ngrisim flamurin aty, ajo vjen pas kësaj. Edhe në të kaluarën kur kemi pasur padi të tilla dhe seanca gjyqësore, ne kemi deklaruar se ne këtë do ta bëjmë me vetëdije të plotë dhe se gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 nëntor”, shtoi Pajaziti.
Të tjera
-
Mijëra kosovarë quhen “Ismail” – simbolikë e lidhur me arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë
A e dini se në Kosovë, emrin Ismail e mbajnë më shumë se 3 mijë e 800 qytetar...
-
Lajçak në Greqi, diskuton aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidat e rreziqet në Ballkan
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në...
-
Ja çka shkruhej në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Historiani Agron Islami ka publikuar Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqip...
-
“Gëzuar nga zemra ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, Ahmeti uron 28 Nëntorin
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë së tyre. ...
-
Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra
Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Pris...
-
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntori...
-
28 Nëntor/ Pamje mbresëlënëse në Prishtinë
Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare, e sot Shqipëria me 28...
-
Policia tregon si ndodhi vrasja e Martin Canit
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmet e përhapura se në vrasjen e...
-
Kurti përkrah Ramës e Begajt në Vlorë: Duhet të qëndrojmë bashkë, për sa më shumë mirëqenie për qytetarët e Kosovës e Shqipërisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ishte prezent gjatë ceremonisë së ngri...
-
Bora më e dendur në 100 vjet, katër të vdekur në Korenë e Jugut!
Reshje të dendura bore goditën Korenë e Jugut për të dytën ditë radhazi, duke...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, në seancë private dëshmon dëshmitari i 108-të
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë në s...
-
27 vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë
Sot 27 vite janë bërë që nga dalja në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlir...