Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 27 November 2024
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit, ai ia ka besuar Bedri Hamzës edhe udhëheqësin e listës së deputetëve, listë kjo që sipas Krasniqit, do të jetë më përfaqësuesja në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
“Unë e kam thënë edhe ditën kur e kam prezantuar vendimin dhe kandidimin e zotëri Hamzës në mars të këtij viti, që zotëri Hamzës ia besoj udhëheqjen e shtetit, normalisht që ia kam besuar edhe udhëheqjen e listës së PDK-së dhe ai do të jetë numri 1 në listë dhe po e përsërisë, unë do të jem menjëherë pas tij, siç thuhet me ja mbajt shpinën, do të jem numër 2 dhe do të jemi pastaj të gjithë deri në 110, në një listë të cilën e them sot që do të jetë në bindjen time, lista më përfaqësuese, lista me njerëz të zgjedhur të të gjitha kategorive. Jemi në proces të finalizimit. Tashmë kam marrë propozimet pas shumë diskutimeve edhe nga degët e PDK-së në Kosovë, nga ato në mërgatë, por po ashtu do të ketë edhe siç jemi mësuar t’i themi, prurje të reja, njerëz të vullnetit të mirë, të cilët do t’na bashkohen. Disa i kemi publikuar e disa do të publikohen deri me datën 11 kur edhe është afati ligjor për dorëzimin listave zgjedhore. Kështu që po, siç thatë, unë do ta kem rolin tim si deputet ku edhe tash jam deputet në Kuvendin e Kosovës. Aty tashmë e kam bërë një jetëgjatësi prej vitit 2007 kur jam zgjedhur për herë të parë”, tha Krasniqi në emisionin Politiko në Kanal10.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...
-
Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim...