Lajme

Dy nga tre të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 27 November 2024

Dy nga tre shtetasit malazezë që janë në paraburgim me nga një muaj në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi” në targat e tyre, janë pjesë e Ushtrisë së Malit të Zi.

Këtë e ka konfirmuar ministri malazez i mbrojtjes, Dragan Krapoviq.

Ai ka thënë se njëri nga këta persona është pjesë e ushtrisë nga viti 2011 dhe tjetri nga viti 2022. Sipas tij, ata të dy për momentin janë zyrtarisht në pushim mjekësor.

-Advertisement-

“E di rastin që ka ndodhur në Kosovë, si gjithë të tjerët, në radhë të parë përmes mediave. Të dy pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi të cilëve u është hequr liria kanë qenë në sistem për një kohë të gjatë, njëri prej vitit 2011 dhe të tjera që nga viti 2022. Sipas njohurive të mia dhe vlerësimeve të eprorëve të tyre, ata janë pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të Ushtrisë së Malit të Zi”, ka thënë Krapoviq, raporton “Vijesti”, transmeton Klankosova.

Tre shtetasve malazezë dje u është caktuar masa e paraburgimit. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati për Klankosova.tv.

E ministri malazez tha se për këtë rast, “askujt nuk do t’i hiqet koka”.

“Kur flasim për këtë rast, askujt nuk ‘do t’i hiqet koka’, nëse dikush pret një trajtim të tillë. Kjo mund të ketë qenë praktikë edhe në periudhën e kaluar, por përderisa unë jam ministër i Mbrojtjes nuk do ta lejoj një gjë të tillë. Në këtë, si në të gjitha rastet e tjera, është e nevojshme të konstatohen të gjitha faktet dhe rrethanat relevante dhe më pas do ta informojmë opinionin me të gjitha detajet”, u shpreh ministri malazez i mbrojtjes.

Tre shtetas malazezë nga Nikshiqi u arrestuan të dielën në afërsi të manastirit të Deçanit për shkak se në targat e automjetit me të cilin po udhëtonin më 24 nëntor, ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

Gjykata Themelore në Pjesë urdhëroi nga një muaj paraburgim për Rajko Krivokapiq 34 vjeç, Marinko Jovanoviq 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviq 24 vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera