Lajme

Kurti: Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë dhe e bëjmë më të qëndrueshme Republikën

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 27 November 2024

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si një ushtri të një shteti demokratik dhe paqësor, e cila mbështet fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin afatgjatë.

Ai theksoi se, në Ditën e Forcës, FSK-ja hap dyert e shtatë kazermave në të gjithë Kosovën për të treguar qytetarëve se është e gatshme të mbrojë ata dhe sovranitetin territorial të shtetit tonë

Kryeministri theksoi se FSK-ja është një forcë paqedashëse, por gjithashtu e gatshme të sakrifikojë për të mbrojtur paqen, duke kontribuar në stabilitetin global krahas aleatëve të saj. Forcimi i FSK-së, sipas Kurtit, forcon gjithashtu dhe qëndrueshmërinë e Republikës së Kosovës, duke forcuar pozicionin e shtetit tonë në forumet dhe arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera