Lajme

Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 27 November 2024

Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profesional” për pranim për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ftoi ministrat që të votonin për këtë komision, emrat e anëtarëve të të cilit nuk i përmendi.

“Ju ftoj që të votoni vendimin e komisionit ad-hoc me anëtarët e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

-Advertisement-

Poashtu Vitia paraprakisht tha se me këtë po synojnë “mbrojtjen e të drejtave të pacientëve” dhe “ndëshkimin e atyre që i shkelin rregullat dhe legjislacionin në fuqi”.

“Synojmë ta forcojmë mbikëqyrjen dhe të siguroj,ë standardet më të larta të kujdesit shëndetësor, që të respektohen në çdo institucion shëndetësor në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera