Sport

Man City në rënie të lirë, nga 3:0, Feynord ia kthen rezultatin në 3:3

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 26 November 2024

Nëse dikush ka pasur ende dyshime, Manchester City zyrtarisht është në krizë të rezultateve.

Kampioni në fuqi i Anglisë e regjistroi ndeshjen e shtatë pa fitore në të gjitha garat.

“Citizens” barazuan 3:3 në shtëpi ndaj Feyenoordit, por kishin një epërsi prej tre golave.

-Advertisement-

Haaland kaloi vendasit në epërsi në minutën e 44-të nga penalltia.

Gundogan në minutën e 50-të e dyfishoi epërsinë, kurse tre minuta më vonë sulmuesi norvegjez doli sërish në skenë për 3:0.

Por më pas, ishte një makth për ekipin e Pep Guardiolas.

Hadj Moussa ngushtoi epërsinë në 3:1 në minutën e 75-të, para se Gimenez të shënonte për 3:2 shtatë minuta më pas.

E në minutën e 89-të, Hancko shënoi për 3:3 për t’ia fituar një pikë të madhe ekipit holandez.

Me këtë barazim, Manchester City tani ka tetë pikë në vendin e 15-të në tabelë.

Në anën tjetër, Feyenoordi ka një pikë më pak në pozitën e 20-të. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera