Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 26 November 2024
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është mbajtur të martën Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Në këtë ngjarje u theksua se komunitetet Rom, Ashkali e Egjiptian në Kosovë vazhdojnë të mbesin të diskriminuar. Aty po ashtu u tha se qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në trajtimin e këtyre komuniteteve për mundësi të barabarta, por që ende mbetet punë për t’u bërë në përfshirjen e tyre më të madhe në arsim e shëndetësi.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i qeverisë dhe shoqërisë civile është që të ketë një shoqëri gjithëpërfshirëse pa diskriminim racor.
Ai tha se qeveria është duke hartuar një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, i cili sipas tij trajton diskriminim racor dhe antigjipizmin.
“Gjatë muajve që kanë kaluar që nga samiti i kaluar kemi promovuar edhe më shumë platformën për raportimin e diskriminimit dhe rastet e raportuara janë adresuar. Qeveria jonë po harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, duke trajtuar diskriminimin racor dhe antigjipsizmin. Ata e kanë një shtet që përkujdeset për ta. Forca jonë është edhe në të përfaqësuarit e diversiteteve për një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse që nuk e lënë askënd prapa, sepse e kemi përfaqësuar diversitetin”, tha Kurti.
Jürg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë, ka thënë se pavarësisht punës së qeverisë diskriminimi racor vazhdon që të mbetet sfidë në vendet e Ballkanit e në Kosovë.
Ai tha se në Kosovë komuniteti Rom, Ashkali e Egjiptian vazhdon të mbetet i diskriminuar si në arsim, shëndetësi e mirëqenie sociale.
“Dëshiroj që të filloj duke falënderuar qeverinë që e ka organizuar këtë iniciativë. Duhet të ballafaqoheni me të vërtetën e hidhur, diskriminimi racor mbetet një sfidë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, pavarësisht punës. Pavarësisht zotimeve për të përmirësuar qasjen në arsim, shëndetësi e punësim, diskriminimi racor vazhdon që t’i dëmtoj këto komunitete. Integrimi i grupeve të margjinalizuara nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e njeriut, ka të bëjë me shpalosjen e potencialit të plotë qytetar për të kontribuar në një shoqëri më kontribuuese. Statistikat janë shqetësuese, sipas një studimi të bërë së fundi në Kosovë ka ende qëndrime diskriminuese ndaj komuniteteve rom, ashkali e egjiptian. Por, Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdha për luftim të diskriminimit”, ka thënë ai.
Pajtim Zeqiri, shef i Zyrës, Terre des Hommes në Kosovë tha se transformimi mund të bëhet i mundur vetëm nëse paragjykimet e stereotipat zëvendësohen me respekt e diversitete.
“Një shoqëri e mire është kur të gjithë pavarësisht etnisë, racës, gjinisë, statusit ekonomik kanë qasje të njëjtë në mundësi dhe në të drejta. Transformimi mund të behet i mundur vetëm nëse paragjykimet e stereotipat zëvendësohen me respekt e diversitete, ndërsa gjuha e urrejtjes mund të zëvendësohet me gjuhën e mirëkuptimin e tolerancës”, tha ai.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...