Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga dhe mashtrimet nuk janë të rralla
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 26 November 2024
Crvena Zvezda pret nesër (e mërkurë) Stuttgartin në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, ndërsa me skuadrën gjermane, në Beograd, do të arrijnë edhe tifozët e klubit nga Bundesliga.
Portali gjerman Swr, nuk ka pasur shumë fjalë lavdëruese për kryeqytetin serb, ndaj kanë dërguar një paralajmërim për tifozët e tyre.
“Atmosfera në Beograd është e ndezur dhe ultrasit e Zvezdës janë të njohur për sjelljen e tyre të dhunshme. Edhe tuneli për lojtarët në stadium duket më shumë si një bunker lufte sesa një tunel stadiumi. Ndryshe nga vizitat në Madrid apo Torino, ndoshta nuk do të ketë mbledhje të mëdha të tifozëve në Beograd në sheshet ku dikush do të festonte apo brohoriste duke theksuar publikisht përkatësinë e klubit, duke kënduar këngë dhe duke ecur me zë të lartë në rrugë”, shkruan fillimisht portali gjerman.
Boarding completed & ready for takeoff✈️#VfB | #StuttgartInternational | #UCL | #FKCZVfB pic.twitter.com/dkvlu07LSR
— VfB Stuttgart (@VfB) November 26, 2024
Ata po ashtu u kanë kujtuar lexuesve se Serbia nuk është në Bashkimin Evropian dhe se për të shkuar në Beograd do t’ju duhet pasaporta, ndërsa ka këshilla të veçanta për ata që do të shkojnë në ndeshje me makinë.
“Parkoni vetëm afër hotelit sepse Crvena Zvezda nuk rekomandon parkimin afër stadiumit. Taksitë duhet të porositen ekskluzivisht nga hotelet ose restorantet sepse tentativat për mashtrim kur ndaloni në rrugë janë një dukuri e zakonshme në Beograd. Droga dhe pastrimi i parave nuk janë të rralla në Beograd”.
“Një metropol me pothuajse 1,5 milionë banorë, qyteti në Danub njihet si kryeqyteti i argëtimit, por uji nga shatërvani nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, nuk ka sistem të trajtimit të ujërave të zeza të Beogradit, në lumenjtë Sava dhe Danubi”, thonë gjermanët.
Kujtojmë se ndeshja mes Crvena Zvezdës dhe Stuttgartit do të luhet nesër në Beograd me fillim nga ora 18:45.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...