A është gjenetike sëmundja e depresionit? Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini
Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 26 November 2024
Çrregullimi i madh depresiv është një sëmundje e zakonshme mendore, që prek 19 milionë adoleshentë dhe të rritur. Kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur, sipas “Health Line”.
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh. Por faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës përcaktojnë gjithashtu rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini!
“Nuk ka asnjë gjen specifik që dihet se shkakton depresionin. Me shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë, gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tek ju.
Nëse keni një prind ose një vëlla ose motër me depresion, rreziku juaj për të zhvilluar depresion është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%.
Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë“,- thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.
Studimet e ndryshme ndër vite kanë qenë një metodë e dobishme për studiuesit për të hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit.
Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme. Studimet binjake shpesh përdoren sepse binjakët identikë kanë të njëjtat gjene, duke eliminuar gjenet si një ndryshore, shkruan panorama.
Një studim i vitit 2009 në “Regjistrin e Binjakëve të Universitetit të Uashingtonit” vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1.064 çifteve binjake.
Një studim tjetër i binjakëve në Suedi i vitit 2006 publikuar në “American Journal of Psychiatry” zbuloi se trashëgimia e depresionit të madh ishte 42% tek gratë dhe 29% tek burrat, duke treguar që disa faktorë gjenetikë të rrezikut mund të jenë specifikë për seksin.
Faktorët e rrezikut për depresion
Witlen thotë se shkaku i depresionit është multifaktorial, kështu që ndërsa gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion, ato nuk janë gjithë arsyet e mundshme. Faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës kontribuojnë në depresion, stili i jetesës, ushqimi, etj.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga Serbia, presin konfirmim
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...