Lajme

Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 24 November 2024

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, prezantoi sot planin e tij për zhvillimin e Istogut, duke premtuar investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Ne do të investojmë në sistemin e ujitjes për çdo fshat të Istogut dhe do të ndërtojmë termocentralin e ri që do t’i japë fund krizës energjetike,” u shpreh ish-kryeministri, duke theksuar paradoksin që zona më e pasur me burime ujore në Kosovë vuan nga mungesa e ujit.

Lideri opozitar prezantoi ekipin e tij për Istog, përfshirë Gentiana Gashi-Pepaj, Frashër Brahimaj, Ukë Blakaj dhe Bekë Berisha, të cilët sipas tij do të jenë garantues të zhvillimit të kësaj treve. Në planin ekonomik, Haradinaj premtoi rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, si dhe trefishimin e financimit për bujqit.

-Advertisement-

“Me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, Istogu do të shndërrohet në një pikë kyçe të zhvillimit ekonomik,” shtoi Haradinaj, duke premtuar gjithashtu uljen e TVSH-së për produktet bazë si pjesë e vizionit të tij për “Kosovën Fituese”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera