Lajme

Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 24 November 2024

Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e sotme gjatë renovimit të një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, pasi një mjet metali i ra në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i tha Gazetës Express se vdekjen e punëtorit e konfirmoi ekipi i urgjencës që doli në vendin e ngjarjes.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes, ai tha se kanë dalë edhe hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve. Për rastin, tha se është informuar edhe inspektori i punës.

“Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera