Lajme

Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 24 November 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit me maratonën simbolike “Vrapi i Ndryshimit”, me gjatësi rreth 2.5 kilometra, sot në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Kjo maratonë kishte për qëllim promovimin e ndryshimit, integrimit dhe rehabilitimit brenda sistemit korrektues.

Gjithashtu, ajo synonte të theksonte rëndësinë e sportit si mjet për rritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e mirëqenies fizike dhe psikologjike.

-Advertisement-

Në këtë aktivitet morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, të dënuar dhe të dënuara, si dhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, ambasadave, mediave, sportit dhe muzikës.

Maratona u mbështet nga Federata e Atletikës së Kosovës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në nder të kësaj ngjarjeje jubilare.

Në fund, për tri vendet e para u ndanë medalje dhe mirënjohje, duke përmbyllur aktivitetin me një atmosferë festive dhe motivuese. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera